TIRANE

Dafina Zeqiri ka një engjëll mbrojtës dhe këtë rol nuk mund ta kishte tjetër kush përveç mamasë së saj. Këngëtarja ka ndarë së fundmi një foto të njeriut më të shtrenjtë, shoqëruar me këto fjalë: “E mbijetuar, luftëtare, engjëll.

Gruas që më mësoi të ngrihem dhe të bëj mirë sado mizorë njerëzit janë. Karma do të gjejë gjithmonë një mënyrë se si t’i përgjigjet problemeve të tyre”.-shkruan këngëtarja.

Edhe Dafina mësimet më të rëndësishme i ka marrë nga nëna e saj, e cila ka qenë mbështetja kryesore për këngëtaren përgjatë gjithë viteve të saj në skenë. Këngëtarja gjithmonë e ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me mamanë.

Ka qenë mamaja ajo që ka frymëzuar Dafinën të punojë fort dhe të luftojë për gjithçka ka arritur deri më sot, duke u kthyer në një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: