Mëngjesin e së martës, nga mediat turke u raportua se ka humbur jetën në një aksident trafiku futbollisti turk, Ahmet Çalik.

Sipas ekipeve të shpëtimit, 27-vjeçari kishte vdekur në vend pasi makina e tij kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur në qytetin Hacilar në lagjen Golbasi.

Çalik e filloi karrierën tek skuadra truke, Gençlerbirligi, para se të vishte fanellën e Galatasarayt për tre sezone, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konyaspor.

Te Konyaspor, mbrojtësi kishte luajtur me tre lojtarët shqiptarë si, Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi, e në të kaluarën kishte luajtur edhe me Vedat Muriqin.

Që të katër lojtarët përmes rrjeteve sociale kanë treguar se janë të shokuar nga lajmi që morën në orët e para të ditës së sotme. Së fundmi janë publikuar edhe foto rreth gjendjes së makinës me të cilën ka pësuar aksident futbollisti turk.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb