TIRANE

Vogëlushi i aktorit të njohur të humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortes së tij Ira Seferi, ka festuar 1-vjetorin e lindjes. Gazi dhe Ira janë kujdesur t’i dhurojnë atij një festë me njerëzit më të dashur, por nuk kanë hezituar të shkruajnë edhe fjalët më të ëmbla publikisht për Dardin e vogël.

Teksa poston një foto të familjes, aktori shkruan:
DARD
1 vjeç sot Bir
1 vjeç sot o ëmbëlsirë.
Te ka babi zemër
Të ka vënë ty emër
Unë Ti Mami, jemi skuadër
Dhe pse te mban me sh me hatër :)
Gëzuar djali im.
U bëfsh plak i madh ?
Faleminderit zemër @iraseferi
?????????????????? o mire se na erdhët. Për të mira u ardhshim dhe juve”- ka shkruar aktori i humorit në Instagram.

Ndërsa Ira shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e parë vogëlushi im! Uroj gjithë të mirat e botës për ty Dardush dhe mos harro që ke një krah për të fjetur gjithmonë! Mami të do shumë! P.s Sa shpejt kaloi në vit”.

Kujtojmë se deri më sot as ajo dhe as Gazi nuk kanë publikuar një foto të plotë të vogëlushit, sepse janë përpjekur të ruajnë privatësinë e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: