Darka zyrtare mes drejtuesve të klubeve: Skënderbeu dhe Partizan Beograd, është mbajtur pak më parë në një nga restorantet e njohura të kryeqytetit.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga “Panorama Sport”, në krah të presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, është ulur Fadil Vokrri, kreu aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe mbi të gjitha një ish-futbollist i famshëm i Partizan Beogradit në vitet ’80.

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme në mediat serbe se Vokrri do të vinte në “Elbasan Arena” për të mbështetur Partizanin. Megjithatë, vetë presidenti i FFK-së përgënjeshtroi gjithçka, shkruan PanoramaSport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb