Qendra ikonë Lincoln e Nju Jorkut priti dasmat masive të 500 çifteve që ishin detyruar të anulonin martesën e tyre për shkak të pandemisë Covid.

Ngjarja gjigande, e cila është quajtur ‘Rewedding’, filloi të dielën e kaluar në orën 17:30 me orën lokale (23:30 në Itali) me një ceremoni ndërfetare të drejtuar nga Reverend Jacqui Lewis, Imam Khalid Latif dhe Rabini Matt Green.

Më pas pasuan shfaqjet dhe në fund një dolli gjigante e ndjekur nga kërcimet në grup.

“Kishte pak festime dashurie gjatë pandemisë. Por e vërteta është se njerëzit kanë vazhduar të dashurohen, t’i përkushtohen njëri-tjetrit dhe të tregojnë besim në të ardhmen çdo ditë, “tha drejtoresha artistike e Lincoln, Shanta Thake.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne donim të nderonim gjithë dashurinë që ekziston. Ditët më të errëta të krizës po kalojnë dhe u japin çifteve një hapësirë ​​për të festuar”.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb