SHBA

Një çift kanadez Lindsay Clowes dhe Alex Leckie 29 vjeç të dy është martuar në kufirin midis Kandasë dhe SHBA-së në mënyrë që të afërmit dhe miqtë e tyre nga të dyja shtetet të ishin të pranishëm në dasëm. Shkak i kësaj ceremonie të cuditshme u bë pandemia e COVID-19.

“Më mirë se kaq nuk mund të shkonte. Nuk do të ndryshoja asgjë. Ishte më e vecantë seç e prisnim”- tha Lindsay Cloëes për Cnn.

Çifti i cili është bashkë prej 6 vitesh i tha ‘PO’ njëri tjetrit në një mol në lumin St. Croix në Neë Brunsëick i rrethuar nga njerëzit e afërm.

Ndërsa nga ana tjetër e lumit në Calais, në Maine ndodheshin hallat, tezet, dajat, xhaxhallarët dhe kushërinjtë e tyre që i shihnin nga larg. Ndërsa gjyshërit e çifti e panë ceremoninë martesore nga një varkë.

Lindsay Cloëes dhe Alex Leckie kishin vendosur të martoheshin në gusht por për shkak të koronaviusit ata e kishin shtyrë dasmën për në 2021-shin por më pas Lindsay kishte ndryshuar mendjen dhe nuk donte të shtynte dasmën.

“Telefonova prindërit e mi dhe i thashë se kisha një ide dhe i tregova gjithçka. Ata më mbështetet dhe na ndihmuan në organizimin e dasmës’-tha Lindsay.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: