Pas situatës së djeshme nga reshjet intensive të dëborës në juglindje të vendit, sot situata është normalizuar.

Ky mëngjes i ka gjetur të gjitha akset nacionale të hapura pasi është punuar nga mjetet borëpastruese gjatë gjithë natës për pastrim dhe kriposje.

Por pavarësisht kësaj, mjetet sidomos ato të vogla në këto rrugë duhet të jenë të pajisura me goma dimërore, ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të reduktojnë shpejtësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Reshjet intensive të dëborës gjatë ditës së djeshme kanë regjistruar në fshatin turistik të Dardhës një trashësi deri në 40 cm ndërsa në qytet deri në 10 cm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: