SKRAPAR

Dëbora e parë që ka vijuar e pandërprerë prej disa orësh ka zbardhur Malin e Tomorrit, Teqenë e Abaz Aliut dhe qytetin e Skraparit.

Siç shihet edhe në foto e videot, bora ka zbardhur të gjithë zonën e Tomorrit,që frekuentohet edhe në stinën e dimrit nga turistë të shumtë. Peizazhi dimëror që ofron Tomorri është një ndër atraksionet kryesore dimërorë të qarkut të Beratit, që në çdo stinë ka interes të lartë nga vizitorët.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se e zbardhur nga dëbora është edhe Teqeja e shenjtë e Abaz Aliut,që pret e përcjell çdo vit mijëra pelegrininë në javën e shenjtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe qyteti i Skraparit është mbuluar nga flokët e borës, që shihen mbi taracat e shtëpive,në gjethet e pemëve e në lulishten e qytetit. Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditës,në Malin e Tomorrit trashësia e dëborës arrin në disa centimetër, ndërkohë që në rrugët e qytetit të Skraparit është e papërfillshme.

Edhe pse drejt Malit të Tomorrit dhe Teqesë së Abaz Aliut dëbora ka arritur në disa centimetra, rruga është e kalueshme dhe makinat qarkullojnë pa probleme, ndërsa temperatura në mal ka arritur në minus 1 gradë celcius pasditen e sotme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb