Jorginho, mesfushori i Chelsea-s që u ble nga Napoli këtë merkato për 60 mln euro, ka debutuar me gol në ndeshjen e parë të londinezëve në “Premier League”.

Italo-braziliani shënoi 1 nga 3 golat në fitoren 3-0 të Chesea-s kundër Huddersfield Toën, por ai i ka fituar zemrat e të gjithëve për një tjetër arsye.

Në fakt, tifozët e Chelsea-s u dashuruan me lojtarin që pak ditë pas zyrtarizimit. Kjo pasi një video e shpërndarë me shpejtësi në internet me nënën e Jorginho-s e cila prekej teksa shikonte emrin e djalit të stampuar në bluzat e Chelsea-s u ka pëlqyer shumë ‘bluve’.

Por dje, Jorginho ka zbritur në fushën e lojës me diçka të veçantë në palestrinat e tij. Mesfushori kishte stampuar qenin e tij në to, duke iu bërë mjaft përshtypje të gjithëve, por në veçanti kafshë dashësve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: