BRITANI E MADHE

Në qershor 1997, Princesha Diana mori pjesë në shfaqjen gala të Baletit Kombëtar Britanik “Liqeni i Mjellmave”. Askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një nga daljet e saj të fundit publike.

Diana dukej magjepsëse me një minifustan të shkëlqyeshëm “Jacques Azagury” dhe takat e “Jimmy Choo”, por shkëlqimi i veshjes së saj ishte një gjerdan me perla nga Deti i Jugut, i bërë me porosi nga “Garrard”.

Argjendarja e mbretërisë krijoi gjerdanin (dhe vathët e ngjashëm, të cilët nuk ishin të përfunduar në atë kohë) bazuar në dizajnet e vetë Princeshës Diana. Pasi ajo vuri gjerdanin, iu kthye “Garrard”-it, në mënyrë që të mund të përfundonin edhe vathët – por për fat të keq, ata nuk u përfunduan para vdekjes së saj tragjike.

I njohur tashmë si “Swan Lake Suite”, gjerdani dhe vathët do të dalin në ankand nga Gurernsey’s muajin e ardhshëm. Gjerdani përmban 178 diamante dhe pesë perla nga Deti i Jugut, dhe vathët dy perla të kultivuara dhe gjashtë diamante.

Sipas shtëpisë së ankandit, “është besimi i përgjithshëm se këto mund të jenë të vetmet bizhuteri të përdorura nga Diana që do të shiten ndonjëherë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: