DURRËS- “BalkanWeb“ siguron fotot e para nga shtesa në pallatin ku, sipas denoncimit të Flamur Balës, po ndërton pa leje ish-deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau.
Në fotot e siguruara për “BalkanWeb“ nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, shihet një shtesë prej druri në katin e gjashtë dhe të fundit të pallatit ku jeton ish-deputetja, sipas fqinjit.
“Njoftova gjithë institucionet, shkoi atje edhe IKMT-ja e cila ndërpreu punimet”,- tha Bala për “BalkanWeb”.
(m.a/BalkanWeb)