TIRANE- Deri në orën 18:00 të pasdites kur Kuvendi pritet të mblidhet sërish në seancë plenare, deputetët e PD-së do qëndrojnë të ngujuar në sallë.

Në fotot e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Elda Menga, ata duken të qetë, e të qeshur për vendimin e marrë. Një herë shfaqen në këmbë duke biseduar e pastaj të ulur në karriget e mesit teksa ngrenë lart dy gishtat.
kuvend opozita bllokon

kuvendi32
Ata i janë bashkuar rezistencës së Lulzim Bashës që u përjashtua vetëm ditën e sotme nga Kuvendi dhe mësohet se do të qëndrojnë aty, ndonëse kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka ndërprerë dhe rinisur për 5 herë seancën me shpresën se do të shpërndaheshin e Basha do të kishte dalë jashtë salle.
22196016_1594486527275770_6219987311271901716_nPor demokratët duken të vendosur dhe e kanë marrë tashëm një vendim. Ata do ngujohen në sallë deri sa t’ju dëgjohet zëri. Por jo vetëm, qëllimi tjetër i tyre është të mos lejojnë që Lulzim Basha të dalë nga salla pasi Ruçi e përjashtoi për një ditë.

deputetet-ne-parlament-basha-

Për të vënë në zbatim planin e sotëm demokratët kanë marrë edhe mbështetjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, që hyri në sallë pak minuta më parë.

deputetet-ne-parlament
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb