Në sytë e miliona spektatorëve kudo në botë, “San Siro” lëshon një sinjal të qartë, vishet verdheblu në shenjë solidariteti me Ukrainën, të gjetur prej javësh nën sulmet ruse. Nuk kishte sfidë më të rëndësishme se sa derbi Milan-Inter për të lëshuar mesazhe paqeje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në çdo ulëse të stadiumin ishin vendosur flamuj të Ukrainës me mbishkrimin, paqe. Tifozët e dy klubeve, rivalë të përjetshëm, i kushtuan dhe një koreografi kundër agresionit rus. Ekipi i Milan gjithashtu zbriti në fushë me një bluze të bardhë me mbishkrimin, paqe.

Në një projektor gjigand u dha dhe mesazhi nga ish fituesi i “Topit të Artë”, legjenda ukrainase Andrij Shevchenko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb