Finalja e FA Cup sjell për tifozët anglez derbin e Mançesterit. United nuk gaboi përballë Brighton, por vuajtën jashtëzakonisht shumë, ku u deshën goditjet e penalltive për të sfiduar City në finale.

“Djajtë e kuq” ishin me, i falen sërish një super De Gea-s, me spanjollin që mbajti në lojë United, teksa koha e rregullt dhe shtesa u mbyll në barazim pa gola. Nga 11-metra distancë djemtë e Ten Hag ishin perfekt duke ekzekutuar saktë 7 nga 7 penallti.

Trajneri i United, shijon këtë sukses, një shans i artë për të fituar një tjetër trofe: “Do të jetë një finale e madhe, por kemi gjëra të tjera të rëndësishme ku duhet të fokusohemi. Është shumë e rëndësishme të sigurojmë një biletë për në Champions sezonin e ri”, theksoi holandezi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kualifikimi i United në finalen e FA Cup ka marrë vëmendjen e mediave angleze. “Djajtë e kuq” premtojnë hakmarrje ndaj rivalëve të përjetshëm, kërkojnë t’i heqin nga duart një “tripletë” të mundshme këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb