Neymar “thyhet” sërish, këtë herë pëson një dëmtim të rëndë që e detyron t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në kavalije. Sulmuesi brazilian mbyll sezonin teksa është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3-4 muaj. Pavarësisht këtij dëmtimi, Neymar nuk dorëzohet:

“Do të rikthehem më i fortë se më parë”, shkruan braziliani në një postim në Instagram.

Dëmtimi i Neymar ka zënë faqen e parë të L’Equipe: “Dhimbje pafund”, shkruan e përditshmja franceze.

Lequipe
Lequipe

Kjo nuk është hera e parë që kavilja bëhet një problem për Neymar, në më shumë se një herë ylli brazilian ka vuajtur nga kavilja, e fundit ishte dëmtimi i pësuar gjatë Botërorit. Ky dëmtim kap të përgatitur PSG, një lajm i hidhur që vjen një ditë përpara ndeshjes së kthimit kundër Bayern Munich në 1/8 e Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: