TIRANE

Bukuroshja e njohur, Diellza Kolgeci, feston sot ditëlindjen e saj të 42-të. Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.

Diellza në këtë ditëlindje rishpërndau një postim në rrjetin social Facebook, të bërë pesë vite më parë në këtë datë.

“Pesë vite që kur e kam shkrua këtë, urime për MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar në brendësi vetëm se jam e përmbushur sepse jam nëna e Helenës. Ju faleminderit të gjithëve për urimet, fjalët e ëmbla. Ju dua”, ka shkruar Diellza në Facebook.

  • foto galeri

Kujtojmë që bukuroshja e njohur jeton së bashku me vajzën dhe partnerin e saj, Fisnik Rugova, në Prishtinë, teksa vazhdon të mbetet njëra ndër femrat më atraktive shqiptare, e cila duket vitale dhe e freskët edhe pas kaq vitesh nga shpallja e saj “Miss”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb