Janë regjistruar dy raste të qytetarëve serbë të cilët jetojnë në Kosovë, të cilët pas ndryshimit të targës dhe regjistrimit të sa sipas rregullave të reja, u janë djegur pronat.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar të hënën nga strukturat ilegale të cilat i kanë djegur veturën pasi e kishte regjistruar me targa legale të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri Sveçla e ka quajtur një akt të tillë si përpjekja e radhës e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të frikësuar serbët të cilët jetojnë në Kosovë.

Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në orët e para të mëngjesit, ku është djegur një depo e qytetarit serb në fshatin Grabovc të Komunës së Zveçanit pasi e kishte regjistruar veturën e djalit të tij.

306741595 491184963017785 6334026390724791317 N
306741595 491184963017785 6334026390724791317 N
306711377 491184969684451 8919586863476945426 N
306711377 491184969684451 8919586863476945426 N

Postimi i plotë i ministrit Sveçla:

Tendencat e Vuçiç për të frikësuar qytetarët serb që jetojnë në Kosovë po vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale të cilët i kanë djegur veturën pasi e regjistroi me targa legale të Republikës së Kosovës.

Njejtë, sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur depo e qytetarit serb në fshatin Grabovc të Komunës së Zveçanit pasi e kishte regjistruar veturën e djalit të tij.

Të dyja rastet janë ftesë e hapur për të luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I bëjmë thirrje Vuçiç që të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale kriminale me aktet e tyre të dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës.

Të gjtha institucionet janë të angazhuara në zbardhjen e këtyre rasteve. Jemi më të vendosur se kurrë që rendi dhe ligji të shtrihet në çdo cep të Republikës së Kosovës. Kurrfarë veprimi kriminal i fallangave të Vuçiç nuk do të tolerohet dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb