ELBASAN

Një autoveturë u përfshi nga flakët në orët e vona të mbrëmjes në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Dopaj në aksin Elbasan -Tuneli i Krrabës.

Gazetari Famir Popja raporton se fillimisht u dyshua për djegie të qëllimshme të automjetit , por pas verifikimeve të kryera në vend ngjarje rezultoi se automjetit tip benz ishte përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti elektrik .

Në vendngjarje mbërriti një makinë e shërbimit zjarrfikës dhe policia të cilët vunë nën kontrollon situatën e krijuar nga e cila u bllokua përkohësisht edhe qarkullimi në këtë aks rrugor.

Burime nga vendngjarja raportuan se  nga përfshirja nga flakët e automjetit tip Benz nuk ka patur të lënduar.Të gjithë personat që ndodheshin brenda automjetit kanë arritur të dilnin jashtë tij menjëherē, ndërsa benzi thuajse është djegur plotësisht.

Oqe
Oqe

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb