PEQIN

Një makinë e Bashkisë Peqin e cila ishte në përdorim nga nënkryetari, Madrit Sula është djegur gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur në Peqin dhe paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë një defekt elektrik. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se makina ishte e parkuar kur është djegur.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe shuan zjarrin duke  marrë më pas mjetin me karotrec.

Madrit Sula,  20 ditë më parë u zgjodh dhe kryetar i PS në Peqin, dhe gjatë asaj dite u dhunua me sende të forta kryetari i Njësisë Administrative Gjocaj, Bilal Hasa nga 5 persona të tjerë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb