Një automjeti përfshihet nga flaket në aksin Elbasan-Ish Metalurgjiku. Ngjarja ndodhi rreth orës 14: 45 në Bradashesh te Ura e Kushës.

Mister mbetet fakti që drejtuesi ka braktisur mjetin, tip ‘Renault’ AA 261 XS, ndërsa është në pronësi të Arrilla Debit. Shërbimi zjarrfikës pas njoftimit të marrë ka ndërhyrë dhe ka neutralizuar flakët. Nuk janë ende të qarta rrethanat dhe shkaqet që kanë shkaktuar përfshirjen e automjetit nga zjarri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Paraprakisht dyshohet se automjeti mund të ketë qenë i vjedhur ose i përdorur në ngjarje kriminale nga përdoruesi i tij. Gjithsesi po hetohet për të zbardhur ngjarjen në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb