Nxënës të shkollave të ndryshme të Korçës, kanë organizuar ditën e sotme një ekspozitë në muzeun kombëtar te arsimit “Mësonjtorja e parë Shqipe”.
Gazetarja Lorena Kodra, ka bërë me dije se ekspozita është organizuar në kuadër të Ditës së Europës.
Kjo ekspozitë pati si qëllim te transmetojë në këtë datë te shënuar atë që Shqipëria apo vende të tjera aspirojnë për tu bërë anëtare të Bashkimit Europian.
Ky organizim nga bashkia Korçë u pasqyrua në një formë të veçantë ku nëpërmjet, pikturave, fotografive apo eseve nxënësit e 3 shkollave te qytetit të Korçës patën mundësinë të jepnin një mesazh sensibilizues për Shqipërinë e cila sipas tyre i takon Europës.
9 Maji, Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Europian.
