Pas mbylljes së transmetimeve analoge, qytetarët janë dyndur në dyqanet e platformave për të blerë dekodera.

Radhë të gjata qytetarësh janë parë në disa pika në kryeqytet, të cilët kërkonin të pajiseshin me dekodera në mënyrë që të ndjekin kanalet televizive.

Nga sot janë mbyllur transmetimet analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit.
Në këtë mënyrë, nga dita e sotme dhe në vijim, në këto dy qarqe, ku banojnë rreth 1/3 e popullatës së Shqipërisë, ndjekësit e programeve televizive do t’i arrijnë ato vetëm në mënyrë dixhitale.

Fikja e transmetimeve analoge nga televizionet kombëtare apo ato lokale e rajonale është shoqëruar dhe me mbylljen e transmetimeve dixhitale të palicencuara, si dhe është zgjidhur çështja e renditjes së kanaleve, sipas përcaktimeve ligjore që ka bërë AMA.

Kreu i AMA-s Gentian Sala deklaroi se shqiptarët do të kenë mundësi për të ndjekur 34 kanale falas dhe më një cilësi transmetimi në nivele të larta.

Teksa foli në konferencë për mediat, ai theksoi se nuk do të këtë më frekuenca të zëna siç ka ndodhur deri sot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb