Lojë fëmijësh për Man.United. Pas suksesit të pastër 3-0 në sfidën e parë, “djajtë e kuq” thyejnë sërish Nottingham, këtë herë në shifrat 2-0 duke siguruar një biletë për në finalen e Carabao Cup ku do të përballen me Newcastle.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Ten Hag hodhi në fushë me fillimin e pjesës së dytë Rashford dhe Martial, pikërisht dyshja ofensive “gatuan” golin e avantazhit në e 73-të të finalizuar nga sulmuesi francez.

Tre minuta më pas ishte Fred që me portën e boshatisur mbylli llogaritë duke dyfishuar shifrat.

Suksesi i Man.United gjeti hapësirë në faqet e para të mediave britanike, por jo vetëm, një pjesë iu dedikua edhe merkatos së transferimeve:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“107 milionë sterlina, nuk ia vlen”, ishte titulli pikant i Mirror për transferimin e Enzo Fernandez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb