Liverpool shmang një eliminim jo të hijshëm në FA Cup, thyen Wolverhampton në ndeshjen e kthimit 1-0, në një kohë kur përballja e tyre e parë në raundin e 1/32 përfundoi në barazim 2-2.

Në një sfidë mes të barabartësh, me pak raste për shënim, ai që bëri diferencën ishte Elliott me një super gol në minutën e 13-të.

Kualifikimi i Liverpool gjeti hapësirë në faqet e para britanike, ku temë kryesore ishte dhe shitja e Man.United.

Dalja në skenë e Jim Ratcliffe, njeriut më të pasur në Britanike e Madhe ka shtuar interesimin për këtë negociatë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Gold Traford”, shkuan Mirror në faqen e parë. “I’m your man”, jam njeriu juaj, ishte titulli kryesor i Daily Expres. Ratcliffe shfaqi interesim të madh edhe për të blerë Chelsea, por në fund nuk ia arriti të blejë aksionet e klubit londinez. Jim Ratcliffe është aktualisht pronar i Nice.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb