Ndeshja ndaj Veronës, ishte e fundit për portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha me Lacion, ku në ndeshjen e mbrëmshme bardhekaltërit barazuan në stadiumin “Olimpico” me rezultatin 3-3.

Gardiani kuqezi me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” i ka dhënë lamtumirën skuadrës laciale duke i falënderuar për këto 10 vite të përshkuara:

283409485 2851244671845723 119702643930752626 N
283409485 2851244671845723 119702643930752626 N

“Erdhi momenti i përshëndetjeve. Lacio ime, pas 10 vitesh të bukura, plot me gëzim dhe trofe dua të falënderoj, gjithashtu edhe me shokët e mi të skuadrës që kam pasur te ekipi i të rinjve dhe te ekipi i parë me trajnerët dhe stafet e tyre.

Dua të falënderoj të gjithë klubin dhe të gjithë tifozët që gjithmonë më kanë mbështetur. Faleminderit Lacio ime, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time. Të uroj gjithmonë fat të mbarë.”, ishte postimi i Thomas Strakoshës.

27-vjeçari ka arritur akordin me skuadrën e sapo ngjitur në Premier Ligë, Fulhamin ku do të firmosë një kontratë 4-vjeçare./PanoramaSport/

281689766 401155185357785 576002254400759995 N
281689766 401155185357785 576002254400759995 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb