Skerdi Berti Avduli është momentalisht shqiptari më i kërkuar në Greqi. Autoritetet policore dhe ato të sigurisë së vendit fqinj janë vënë në ndjekje të të riut shqiptar për shkak se në datën 17 nëntor rezulton se sëbashku me disa bashkëkombas të tjerë të maskuar të kenë djegur në qendër të Athinës flamurin grek.
Të gjithë skenën ata e kanë fotogruar dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale ku gjithashtu kanë shkruar “Vdekje Greqisë!” dhe kaq ka mjaftuar që autoritetet e sigurisë ta shpallin në kërkim të riun shqiptar, i cili akuzohet për “nxitje të urrejtjes etnike”.
Aktualisht profili i Skerdi Avdulit në rrjetin social “Facebook” rezulton i mbyllur. Ndërkohë që në motorin e kërkimit “search” në rrjetin social të paktën mbi 33.235 persona të kenë folur për Skerdi Berti Avdulin.
alvanos
Mediat e vendit fqinj raportojnë se kjo ka qenë një masë e marrë nga autoritetet e sigurisë në Greqi, të cilat i tremben faktit se shembullin e të riut shqiptar mund ta ndjekin edhe shumë bashkëkombas të tij emigrantë, ç’ka sipas tyre mund të ndikojë në daljen e situatës së sigurisë jashtë kontrollit për shkak të reagimeve të ashpra që mund të pasojë këto akte nga ana e qytetarëve grekë.
Bëhet gjithashtu e ditur se për kapjen e të riut shqiptar, që mësohet se jeton në Athinë janë angazhuar jo vetëm dhjetra forca policie por edhe ato të shërbimeve inteligjente greke, të cilat ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.
Mediat e vendit fqinj pretendojnë se këto shfaqje ekstremizimi mes komunitetit të shqiptarëve në Greqi po frymëzohen nga deklaratat e forta gjithnjë e në rritje të kryeministrit, Edi Rama në adresë të Athinës zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb