Një dokumentar i realizuar gjatë fushatës së Emmanuel Macron iu jep mundësinë shikuesve të njohin një tjetër anë të presidentit të ri të Francës. Dokumentari përpiqet të zbulojë të pathënat që nga nisja e fushatës deri në fitoren e presidentit Macron. Por një pjesë e rëndësishme e këtij realizimi është edhe bashkëshortja e tij Brizhit Tronjë e shumë përfolur për diferencën e madhe në moshë me Macron. Por regjisori i këtij dokumentari thotë se Emmanuel Macron dhe Brizhit janë një çift i adhurueshëm.

– Mendoja se ajo ishte më e përfshirë në politikë sepse kam parë dokumentarë dhe kam lexuar gazeta
por në fakt nuk është ashtu. Ajo është një grua e dashuruar me bashkëshortin e saj dhe kujdeset për të në çdo moment.

A e këshillon ajo Macron?
– Po, por për gjëra private
nuk e këshillon për politikë.

Në dokumentar paraqiten edhe biseda mes dy bashkëshortëve, ku del në pah interesi që ka ai për mendimin e Brizhitës, por nga ana tjetër edhe kujdesi që tregon ajo për të.

– E dashur, te pëlqeu apo jo?
– Po, zemër.
– Kjo do të thotë që nuk të pëlqeu.
– Edhe Besson e pëlqeu. Po ty të pëlqeu?
– Ka një rregull. Flasim kur të jemi vetëm.
– Më thuaj, përgjigjia është më shumë po apo jo? Më shumë po, apo jo?
– I dashur, flasim kur të jemi vetëm të dy.

Përpara se të ulem, të lutem më jep pak çokollatë.
– Jo! Nuk më pëlqen të hash ushqime të thata.
– Në rregull, më jep pak ujë.

Regjisori shtoi më tej se gjatë realizimit të këtij dokumentari ka kuptuar se Emmanuel Macron është ndryshe nga kishte menduar kur e takoi për herë të parë. Ai thotë se në të vërtetë Macron është shumë njerëzor, ka shumë batuta dhe stresin e shmang përherë me humor.

Qëkur çifti doli në publik, fokusi kryesor i mediave dhe i disa programeve satirike të radios dhe televizionit ka qenë diferenca e moshës së tyre.

Edhe vetë zonja Macron shpeshherë ka bërë edhe shaka lidhur me ndryshimin e moshës që ka me bashkëshortin e saj, duke u cituar të ketë thënë: “Ai duhet të kandidojë në vitin 2017, sepse në vitin 2022 problemi i tij do të jetë fytyra ime”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: