Forcat e Sigurisë në Venezuelë kanë arrestuar dhjetëra njerëz, përfshirë dy amerikanë, pas një aksioni që dyshohet se kishte për qëllim rrëzimin e presidentit të vendit Nikolas Maduro. Autoritetet venezueliane kanë dyshime se pas komplotit qëndron edhe lideri opozitar Juan Guaido, i mbështetur nga SHBA-të.

Menjëherë sapo ka dëgjuar atë që ka ndodhur në Venezuelë, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar, duke thënë se ajo që po ndodh në shtetin venezuelian, “nuk ka asnjë lidhje me qeverinë amerikane”, raportojnë mediat botërore. Kur u pyet për arrestimin e dy amerikanëve për komplot në Venezuelë, Trump tha se “ne vetëm do të asistojmë në rastin në fjalë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Maduro ka dalë përpara popullit, ka mbajtur në dorë dy pasaporta blu amerikane dhe ka lexuar emrat e dy amerikanëve, që tha se qëndrojnë pas komplotit për grusht shteti e prandaj u arrestuan. Të prangosur kanë përfunduar shtetasit amerikanë Denman Luke 34 vjec dhe Airan Berry 41 vjec.

Kreu i shtetit të Venezuelës nuk ka ngurruar të hedhë akuza në drejtim të qeverisë amerikane, duke u shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë sulm.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb