Antoine Girezman, futbollisti i Atletico Madrid, ka përfunduar nën kritika për shkak të një fotoje të publikuar në rrjetin social ‘twitter’. Francezi në foton e publikuar shfaqej jo si një lojtar futbolli, por si basketbollist.

Deri këtu asgjë e veçantë, por përshtypje komentuesve të indinjuar u bëri mënyra e paraqitjes së 25-vjeçarit, i lyer me të zezë, duke dashur t’i ngjajë sa më shumë “yjeve” të NBA-S.

grizman-2

Kjo ka shkaktuar një reagim tek publiku, i cili e ka keqkuptuar qëllimin e futbollistit. Griezman e ka fshirë foton nga llogaria e tij në “twitter”, duke kërkuar falje atyre që e interpretuan si racizëm foton e publikuar.

grizman1

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: