Personi që shihni në foto është Ajas Sulejmani, 39-vjeçari i cili mesditën e sotme përplasi me makinë një fëmijë tre muajsh dhe prindërit e tij, të cilët po kalonin në vijat e bardha.

Foto është siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, ndërkohë, gazetari i kronikës, Igli Çelmeta, ka zbardhur dinamikën e ngjarjes. Ai raporton nga terreni se Sulejmani, i cili po drejtonte mjetin “G Class” me shpejtësi të madhe, ka kaluar me semafor të kuq dhe ka përplasur fëmijën dhe çiftin.

Për fat të mirë, gjendja e foshnjës është e mirë, ndërsa dy të rriturit janë dërguar në spital, në gjendje stabël për jetën. Po ashtu, bëhet e ditur se pas ngjarjes, Ajas Sulejmani është arratisur, duke shfrytëzuar blloqet e pallateve në zonë. Aktualisht, policia është vendosur në ndjekje të tij, ndërkohë që kanë arrestuar personin që e shoqëronte në makinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb