Një ngjarje e rënë ka ndodhur sot në Himarë, ku një skaf ka goditur për vdekje një fëmijë rreth 7 vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

66f5ba1b 024f 48bf 859c 01d4d479ace8

Kujtojmë se më 16 korrik një çift u goditën nga një gomone në plazhin e Jalës, pasi mjeti tentoi të dilte në breg, por nuk arriti të ndalonte.

Për pasojë çifti i pushuesve Agostin Sefa, 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, morën lëndime. 25-vjeçarja u plagos lehtë, ndërsa Sefa mori lëndime në brinjë dhe fytyrë dhe u transportua në spitalin e traumës për ndihmë mjekësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: