TIRANE – Një foto e postuar pak kohë më parë në Instagramin e saj hodhi dyshimet që Nevina Shtylla ishte në një lidhje. Në foton që bëri xhiron e portaleve, shfaqej moderatorja dhe ish-Miss Shqipëria duke u puthur me një djalë misterioz.

Untitled-2

Por deri më tani, bukuroshja e ekranit ka hezituar të flasë publikisht në lidhje me historinë e saj të dashurisë. Ditëne sotme ajo ka qenë e ftuara e radhës në emisionin“Rudina”. E ngacmuar nga moderatorja, Nevina më në fund pranoi se është një lidhje.

“Po, kam përkrah një person. Kemi pak kohë, jo shumë… Është një lidhje që po kalon mirë, po e shijoj.”-u shpreh Shtylla në emision. Por e pyetur se përse ka hezituar ta bëjë publike në rrjetet sociale lidhjen e saj, bukuroshja u shpreh se dëshiron që jeta e saj private të mbetet e tillë.

“Instagram-in unë e përdor vetëm për atë që unë bëj. Nuk kam as foto të shoqërisë, të partnerit jo e jo, as të familjes. Madje edhe ajo fotoja e publikuar me partnerin ka qenë e pamenduar. Dua ta ruaj jetën time private” u shpreh bukuroshja e ekeraneve.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: