ELBASAN

BalkanWeb siguron video nga vendi ku janë djegur dy makinat në Elbasan, të cilat janë të ish- kryetarit të Gjykatës Arben Vrionit dhe gruas së tij.

Makinat ishin të parkuara pranë stadiumit të qytetit teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Zjarrfikëset kanë qenë ato që kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin ndërsa Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë rreth vendit për të zbuluar autorët e ngjarjes.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb