TIRANE

Që prej momentit kur u bë nënë për herë të parë, duket se Olta Gixhari po shijon muajt më të ëmbël me vogëlushin e saj, Amar, të cilit së fundmi ka vendosur t’i dedikojë disa vargje.

“Tralala ti në shtëpi o Amar i vogël ti, ty mami shumë të do dhe në gjumë ajo të vë. Ti mamin pa gjumë e lë, por ajo thotë nuk ka gjë. Tralala sa bukuri, plot dy muaj pa gjumë tani”, ka shkruar Olta në postimin e fundit në ‘Instastory’.

Me siguri këto dy muaj me Amar kanë qenë më të bukurit për Gixharin, e cila ka treguar se i biri i ka ndryshuar jetën duke i sjellë shumë lumturi. Aktuakisht Olta po jeton në Spanjë së bashku me partnerin dhe djalin e tyre.

  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb