Neymar deri më tani nuk i ka përmbushur pritshmëritë në Botëror, por gjithsesi ai ka arritur të marrë shumë vëmendje për shkak të reagimeve kur pëson ndërhyrje të gabuara.

Rrotullimet e tij në fushë janë bërë ‘hit’ në internet, ndaj sot vetë futbollisti si kundërpërgjigjje për akuzat është tallur me fotografët.

26-vjeçari pasi pa që kishte vëmendjen e tyre u shtri në fushën stërvitore duke u hequr si i dëmtuar, situatë kjo që ka shkaktuar të qeshura te të gjithë të pranishmit. por edhe për fotografët.

rrotullimet

Ndërkohë ashtu si edhe në disa raste të tjera, Tite, trajneri i ‘seleçaos’, i ka lejuar lojtarët të stërviten me fëmijët e tyre. Në një prej fotove është Davi Luca, djali i Neymar.

nejmar1

nejmar6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb