Gazetari Igli Çelmeta sjell në redaksinë e “BalkanWeb” makinën e Marklen Hakës, të cilit iu bë atentat dy ditë më parë.

Siç shihet në foton që sjell “BalkanWeb”, makina e anëtarit të bandës së Niklës është qëlluar disa herë me plumba, por që Haka arriti t’i shpëtojë atentatit.

  • foto galeri

Ngjarja ndodhi në fshatin Tapizë në Fushë-Krujë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Marklen Haka kishte vetëm një ditë që ishte kthyer nga jashtë kur ra pre e atentatit. Diten e ngjarjes ai sipas deklarimit të bërë në polici, i riu tha se ishte në Tapizë dhe se atentati i ishte bërë nga një mjet tip Audi.

“Kur po kthehesha pashë një Audi me xhama të zinj në anë të rrugës. Vazhdova normalisht udhëtimin. Makina më ndoqi nga pas. Kur ktheva rrugën për në Nikel, djali i xhaxhait tim më bëri shenje të ndaloja që ta merrja ne makine. Ai ndodhej rastësisht në rrugë. Në atë moment Audi doli ne krah të makinës time dhe filluan të më qëllonin. Manovrova me aq sa munda. Një plumb më kapi në nofull. Kushëriri me dërgoi për në spital”, tha Haka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb