Në një nga kategoritë e ulëta në Uellsin e veriut një ndeshje futbolli mes Branmuth dhe Grinfild ka degjeneruar në një sherr masiv ku janë përdorur edhe mjete të pazakonta.

“Daily Post” raporton se sherri nisi në dhomat e zhveshjeve ku lojtarët e Branmuth kanë provokuar ata të Grinfildit. Më pas inati ka kaluar në fushën e blertë ku menjëherë sapo lojtarët dolën nga dhomat e zhveshjes kanë filluar të përleshen me njëri-tjetrin.

Në këto momente trajneri i Grinfild është larguar nga fusha e blertë duke u kthyer me një sfurk në dorë. Një nga futbollistët e Bournmuth ka pësuar edhe një goditje në hundë, por pa ndonjë rrezik të madh.

Është dashur të ndërhyjnë forcat e rendit dhe disa tifozë, që ngjarja të mos përfundonte në një tragjedi. Komisioni i Disiplinës në Uells, ka siguruar disa pamje dhe ka nisur hetimin për të ndëshkuar shkaktarët, ndërkohë që edhe policia po merret me hetimin e plotë të ngjarjes pasi në këtë rast është ngritur edhe padi penale.
28535153_1636222349759293_1816154611_n-e1519746559766
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb