Në ndeshjen e luajtur mbrëmë kundër Aletico Madrid futbollisti i Arsenal, Mesut Ozil, u bë protagonist i një episodi që po merr gjithmonë e më shumë vëmendje në orët e fundit.

Tifozët kundërshtarë të Aletico-s në një moment gjatë ndeshjes e gjuatën turko-gjermanin me bukë. Fantazizti i ‘topçinjve’ natyrisht që reagoi ndaj këtij gjesti, duke i lënë me gojë hapur madrilenët që kishin udhëtuar në Londër.

Ozil

Ozil e mori copëzën e bukës në duar dhe më pas e puthi. Ai u kujdes që ta linte në një cep të fushës ku nuk mund të shkelej. Mesfushori ju tregoi tifozëve spanjoll se me bukën nuk veprohet ashtu, pasi dikush vuan për një copëz të tillë, ndërsa ata e përdorin për atë gjest të turpshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb