Këtë vit “Big Brother Vip” ishte i mbushur me polemika dhe debate. Kur të gjithë mendonim se këto do të përfundonin me programin, ndodhi e kundërta. Pas përfundimit të eksperiencës së tyre, ish-banorët nuk i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit jashtë shtëpisë.

Së fundmi, u përfol gjatë krisja e marrëdhënies së “vëllezërve” Ilir Shaqirit dhe Sabian Medinit. Duket se prishjen e miqësisë më të përfolur në BBV, po e përdorin shumë ish-konkurrentë si një “armë” ndaj balerinit.

Pas Monika Lubonjës së fundmi edhe Donald Veshaj ka “thumbuar” Ilir Shaqirin. Ai ka postuar në instastory-n këngën më të re të Sabianit ku shkruan:“E ka bërë për mua këtë.” Kjo është shprehja “legjendare” e finalistit të Big Brother Vip, e cila është bërë virale kudo.

Sabiani1

Ju kujtojmë që disa kohë më parë Ilir Shaqiri deklaroi publikisht se kishte refuzuar ftesën e Donald Veshajt për të qenë pjesë e emisionit të tij “Më Lër Të Flas”. Në këtë të fundit ishte i ftuar Sabiani, i cili nuk i kurseu deklaratat për “vëllanë” e tij.

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani. Deklaratë që zbuloi më pas “krisjen” e raportit të tij me ish-mikun më të ngushtë./panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: