GJIROKASTËR

Detaje tronditëse zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjirokastër, ku një 16-vjeçare është përdhunuar nga një 53-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se autori Kabuli Hunda kishte lidhje gjaku me minorenen, e cila vjen nga një familje e varfër.

Babai i vajzës e kishte xhaxha 53-vjeçarin, ndërsa si autori ashtu dhe familja e viktimës jetonin në një lagje. Abuzuesi më parë kishte jetuar në Greqi, ndërsa gruaja i kishte vdekur. 53-vjeçari është baba i një vajze të rritur, mbi 20 vjeç.

VAJZA E ABUZUAR PËRFUNDOI NË SPITAL
16-vjeçarja, fëmija i dytë i familjes me 4 vajza kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u shtruar menjëherë në reanimacion me hemorragji të rëndë dhe me hemoglobinë 1.

Mjekët kanë menduar menjëherë se vajza mund të ishte prekur nga leucemia. Vajza po i nënshtrohet ekzaminimeve teksa ndodhet ende në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Mësohet se si vajza dhe familja janë në gjendje të rënduar psikologjike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: