Chelsea të shtunën fitoi finalen ndaj Manchester United me rezultatin 1-0 duke bërë të vetin trofeun më të vjetër në historinë e futbollit, “Fa Cup”.

Çuditërisht në këtë ndeshje Conte zgjodhi të mos aktivizonte Ëillian, duke e futur në lojë vetëm në minutat e fundit. Kjo nuk është pritur mirë nga braziliani dhe këtë e vërteton një foto e tij në ‘insta story’.

Ai ka postuar një foto nga momenti kur Chelsea po ngrinte trofeun dhe binte në sy që një pjesëtar të stafit Ëillian e ka zëvendësuar me tri kupa njëra mbi tjetrën.

Dhe për kë bëhet fjalë? Për trajnerin Antonio Conte. Një veprim që shpjegohet me antipatinë që ka braziliani për trajnerin italian, i cili pas finales me “Djajtë e Kuq” deklaroi se nuk ka marrë asnjë ofertë dhe dëshiron të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Një veprim ku që me siguri nuk i ka pëlqyer aspak Contes, që nëse qëndron te Chelsea, do të ketë mundësinë për t’u hakmarrë me futbollistin, sigurisht në mënyrën e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: