Të mërkurën teksa në ‘Cam Nou’ luhej ndeshja e kthimit në ‘Champions League’ mes Barcelona-s dhe Chelsea-s Diego Costa me anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale nuk ka nguruar të tregojë se për kë bënte tifozllik.

Padyshim që braziliani i cili luan për kombëtaren spanjolle mbështeste ‘blutë’ e Londrës, por për t’u evidentuar ishte detaji në foton e tij, teksa në formacionin e publikuar ishte i fshirë emri i Conte-s.
7878
Kujtojmë që trajneri italian i Chelsea-s në përfundim të sezonit që kemi lënë pas e largoi Costa-n duke i dërguar vetëm një mesazh në telefonin e tij, detaj ky që ‘tërboi’ futbollistin.

Jo pak i befasuar mbeti dhe opinioni futbolldashës në atë kohë, pasi sulmuesi ishte një nga futbollistët kyç në fitimin e titullit kampion. Costa nga janari luan për At. Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: