TIRANE

Pavarësisht se humbi garën si kandidat për Sekretar të Përgjithshëm, Dorjan Teliti menjëherë pas dhënies së rezultatit, ka ndarë një foto me Gazmend Bardhin, i cili u shpall fitues. Krahas fotos së publikuar në profilin e tij të”Facebook”, Teliti e cilëson kënaqësi të pasurit rival në garë Bardhin, ndërsa shton se  në çdo garë brenda “familjes politike”, ajo që fiton është PD.

“Kënaqësi të garosh me një shok, koleg dhe patriot. Nga çdo garë brenda familjes sonë politike, ajo që fiton është Partia Demokratike. Suksese Gaz në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm”.

Oligert
Oligert

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb