Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” një fotografi nga sasia rekord e kokainës, që u sekuestrua sot në Kosovë.

Siç shihet në foto, kokaina ishte e ndarë në kuti të vogla, ku secila ka një numër nga 1 deri në 17.

  • foto galeri

Super-aksioni është kryer në bashkëpunim mes policisë italiane, shqiptare e kosovare, me sinjalizim të DEA-s Amerikane, ku është sekuestruar sasia prej rreth 400 kg kokaine.

Kamioni ishte mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë kohës, ndërsa ka kaluar nga Porti i Durrësit, për të vijuar më pas drejt Kosovës, që kishte dhe destinacion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb