Presidenti Meta ka pritur sot në Presidencë pasardhësin e Vasil Laçit, heroit të popullit që një ditë më parë e nderoi me ”Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Meta thotë se ka pritur sot në Presidencë Vasilin e Ri, ndërsa thekson se gjaku nuk bëhet ujë, dhe Vasil Laçi i ri është pasardhësi i heroit.

STATUSI NGA ILIR META

Kënaqësi të takoja dje edhe Vasilin e ri, pasardhësin e Heroit tonë, Vasil Laçi, i cili mban me krenari emrin e Tij.
GJAKU NUK BËHET UJË!
Ndaj nderimi për Heronjtë që dhanë jetën për LIRINË mbetet i përjetshëm! 🇦🇱

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb