Java nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Cristiano Ronaldon. Yllit portugez iu desh të përballej me humbjen e njërit prej binjakëve të tij të porsalindur.

Për këtë arsye, ai nuk u ftua nga Manchester United për takimin e djeshëm me Liverpool.

Ronaldo është kthyer sot në stërvitje në Carrington dhe ka kryer përgatitjet e plota me ekipin. Ai u fotografua në pjesën e pasme të një makine, teksa po mbante kufje në vesh, gjatë rrugës për t’iu bashkuar grupit të skuadrës.

Rth
Rth

“Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Duke dërguar dashuri dhe forcë për ju dhe familjen në këtë kohë” – shkruante klubi i Manchester United në postimin e bërë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb