RIMINI

Një aksident tragjik ka ndodhur në një autostradë në Via Emilia të Riminit, ku një makinë ka përplasur një 63-vjeçar.

Aksidenti ka qenë fatal, duke lënë të vdekur në vend burrin. Nuk është e qartë nëse burri po shëtiste anash autostradës apo po kalonte përmes saj, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Një makinë tip Mercedez e goditi atë e për pasojë, burri ka ndërruar jetë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulancat.

Mediat italiane raportojnë se viktima është një 63-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet me dije.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb