BRITANI E MADHE

Më në fund pub-et në Britaninë e Madhe u hapën. Ato kanë qëndruar të mbyllura për 104 ditë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Birra u derdh lumë që në natën e parë kur autoritetet vendosën që ky lloj biznesi të hapë dyert.

Ishte një nga shqetësimet kryesore të autoriteteve shëndetësore për shkak të mos respektimit të distancimit social dhe në të vërtetë rezultoi kështu.

Në disa raste u kërkua ndërhyrja e policisë për shkeljen e rregullave dhe shumë prej pub-eve u mbyllën më herët. Sipas ekspertëve në ditën e shtunë, vlerësohet të jenë shitur 15 milionë birra.

Kujtojmë që Britania e Madhe ëstë një nga vendet më të goditura nga koronavirusi ku deri tani janë regjistruar 286,412 të infektuar nga të cilët kanë ndërruar jetë 44,283 persona.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb