TIRANE

Moderatores së njohur, Einxhel Shkira, i ka mbetur edhe pak kohë që të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe partneri, Arbër Gumnishta, ose siç e njohin të gjithë DJ dGS do të bëhen prindër të një djali.

E teksa ky moment po afron, duket se Einxhel sa vjen e bëhet më nostalgjike për ditët e para kur kuptoi se ishte në pritje të ëmbël.

Ditën e djeshme, Shkira ka vendosur që ndajë me fansat një kolazh fotosh ku duket së bashku me Dj Dagz në ditë kur zbuluan se do të bëheshin prindër.

“Sa shpejt fluturon koha kur je e lumtur. Duket si dje kur e zbuluam dhe tani po të presim ty”, ka shkruar ish-banorja e “Big Brother VIP” bashkëngjitur me postimin që u pëlqye shumë nga ndjekësit.

Ndërkohë kujtojmë që moderatorja dhe Dj Dagz u njohën në reality-show-n, “Big Brother Vip”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: