CSKA e Moskës ka arritur të sigurojë shërbimet e futbollistit turk, Jusuf Jaziçi, në formën e huazimit nga Lilë. Por pa dashur, shefja e editimit, ka publikuar mesazhet e klubi me futbollistin në Instagram.

Ne mesazhet e publikuara, mesazhet që CSKA i kishte dërguar Jazicit ishin: “Jusuf! Përshëndetje Jusuf! Ne po të presim ty. Jusuf? Ku je ti? Jemi gati të nënshkruajmë kontratën????”. Deri këtu çdo gjë dukej normale, deri në mesazhin e fundit.

Cska
Cska

“Jusuf, është Rusia, ne kemi shumë Natasha këtu!”, shkruante CSKA. Kjo vjen si pasojë e një fenomeni që ndodh në Rusi. Shumë vajza ruse shkojnë për pushime në Turqi dhe më pas martohen me djem turq. Në mënyrë shakaje, klubi ka munduar ta bindë futbollistin, i cili do të kishte mundësinë të njihte dhe shumë femra ruse.

Pas kësaj, shefja e editimit, Katerina Kiliçeva, postoi një deklaratë ku i kërkonte falje fansave, femrave sidomos dhe lojtarit personalisht.

/PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb